1 Qershori 2022

Dje mora pjesë në manifestimin kulturor të ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 Qershori, organizuar nga shoqata “Nënë Terezë”në Londër, Mbretërinë e Bashkuar. Falenderova të gjithë organizatorët për këtë iniciativë, duke ju uruar fëmijëve shëndet dhe suksese të mëtejme.
E pranishme në këtë manifestim ishte edhe Shkolla per mësimin e gjuhës shqipe ‘Kosova’ bashkë me shumë bashkëatdhetarë tanë që jetojnë dhe veprojnë këtu në Londër. Si gjithnjë, nuk mungoi as ushqimi ynë i mirë tradicional, shoqëruar me këngë dhe valle shqipe.

Recent Posts