1 Qershori – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

Dje, me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër në kuadër të aktiviteteve të saj, mirëpriti fëmijët, prindërit dhe mësimdhënësit e shkollave shqipe në Mbretërinë e Bashkuar.
Ambasadori Kapiti uroi fëmijët në ditën e tyre dhe i inkurajoi në arritjen e ëndrrave të tyre dhe në forcimin e lidhjeve me Kosovën. Gjithashtu, shprehu gatishmërinë e Ambasadës së Kosovës në Londër për mbështetje dhe bashkëpunim me shkollat shqipe drejtë arritjes së sukseseve të fëmijëve.

Përmes vizatimeve, recitimeve, këngëve dhe valleve, fëmijët shprehen dëshirat e tyre për të ardhmen dhe gjithashtu së bashku me mësuesit diskutuan për të drejtat e tyre.

Këtë festë fëmijët e shënuan edhe me promovimin e librit për fëmijë “Dea Fillon Shkollën” të autores shqiptare znj. Merita Isufi.

Recent Posts