15 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Në kuadër të aktiviteteve të ndryshme që u shënuan gjatë muajit shkurt për nder të 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, mbrëmë Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër organizoi koncert me muzikë klasike duke përmbyllur kështu aktivitetet e saj të këtij përvjetori jubilar.
 

Ky koncert u organizua enkas për diasporen shqiptare që jeton dhe vepron në Londër, Mbretëri e Bashkuar.

I përshëndeta të pranishimit me një fjalë rasti ku kujtova dhe nderova rrezistencën e gjatë të shqiptarëve të Kosovës, e cila filloi në mënyrë paqësore e vazhdoi me luftën e UÇK-së që na solli lirinë që e gëzojmë sot. Pas 15 viteve të shpalljes së pavarësisë, përulemi para dëshmorëve tanë të të gjitha periudhave dhe të luftës së UÇK-së.
 

E falenderova diasporën shqiptare për punën, angazhimin dhe kontributin e tyre në përgjithësi. Duke shprehur konsideratën e lartë, theksova se, diaspora shqiptare është pjesë e pandashme e kombit dhe shoqërisë tonë që në vazhdimësi përkushtohet të mbështes zhvillimin e vendit dhe avancimin e proceseve demokratike.

Artistët që përfomuan për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës në Holy Trinity Church, Londër:
  • Besa Berberi – Mezosoprano
  • Dardane Nallbani Batalli – Flautë
  • Mariela Cingo – Piano
  • Leke Salihu – Piano
  • Yaron Shavit – Piano
Gëzuar!

Recent Posts