Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër shënon 15 Vjetorin

Për nder të 15 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër ka filluar shënimin e kësaj date jubilare me pritje të korit diplomatik, miqve që kontribuuan në këtë arritje tonë historike, si dhe përfaqësues të ndryshëm nga qeveria Britanike.

Ambasadori Ilir Kapiti, duke i falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje ka shprehur mirënjohjen në emër të Republikës së Kosovës për përkrahjen e ofruar ndër vite nga Mbretëria e Bashkuar. Pritja u shoqërua nga sopranoja shqiptare Inva Mula dhe pianisti Genc Tukiçi.

Tutje, kremtimi i kësaj date do të vazhdoj me organizim të ndarë për shkollat shqipe në Londër dhe një organizim tjetër të veçantë për diasporën shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar.

Recent Posts