Vizita – King’s College’ në Cambridge

Këtë pasdite pata kënaqësinë të vizitoja ‘King’s College’ në Cambridge, i themeluar në 1441 nga Mbreti Henri VI. Histori mbresëlënëse! Kapela ishte një ndërtesë ikonë, ku ishte një ekspozitë nga fotografja e mirënjohur Jooney Woodward. Koleksioni i saj shfaqi 50 portrete të bukura të grave të jashtëzakonshme në King’s College që nga viti 1972.  

Takimi me Ambasadorin Austriak Bernhard Wrabetz.

Sot pata kënaqësinë të mirëpresë në ambiente të Ambasadës së Kosovës në Londër, Ambasadorin Austriak Bernhard Wrabetz. Së bashku patëm një diskutim konstruktiv mbi zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor riafirmuam marrëdhëniet e forta midis dy vendeve tona.

1 Qershori – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

Dje, me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër në kuadër të aktiviteteve të saj, mirëpriti fëmijët, prindërit dhe mësimdhënësit e shkollave shqipe në Mbretërinë e Bashkuar. Ambasadori Kapiti uroi fëmijët në ditën e tyre dhe i inkurajoi në arritjen e ëndrrave të tyre dhe në […]

Takimi me ish Kryeministren, Theresa May

Kisha nderin të merrja pjesë në drekën me deputeten, ish Kryeministren, Theresa May, të organizuar nën kujdesin e Ambasadorit të Zvicrës në Mbreterine e Bashkuar, Ekselencës së tij Markus Leinter. Lufta në Ukrainë dominoi diskutimin si dhe efektet tjera të ndërlidhura me të, siç janë ngritja e çmimeve ushqimore, gjetja e një kompromisi për protokolin […]

Një pasdite e mrekullueshme në Londër – organizuar nga ‘Shoqata PEJA’.

Një pasdite e mrekullueshme në Londër – organizuar nga ‘Shoqata PEJA’. Këtu morën pjesë mbarë komuniteti shqiptar me ushqim tradicional, gara në futboll, por mbi të gjitha tubimin e bënë edhe ma madhështor mjetet e grumbulluara për bamirësi të cilat me vite të tëra shoqata PEJA ju dedikon atyre që kanë nevojë më së shumti […]

Takimeve Vjetor të Odave Ekonomike Britanike (BCC)

Gjatë ditës së sotme, Ambasadori Kapiti, së bashku me përfaqësuesit e BCCK-British Chamber of Commerce in Kosovo, Byrosë Kosovare të Sigurimeve, si dhe përfaqësuesit e bizneseve lidere nga Kosova përcollën punimet e Takimeve Vjetor të Odave Ekonomike Britanike (BCC). Kjo konferencë e karakterit ndërkombëtar sjellë në një vend biznese nga mbarë bota, të madhësive të […]

Vizita 2 Ditore në Irlandë

Gjatë vizitës dy ditore në Irlandë zhvillova disa takime mjaft produktive. Pata kënaqësinë të takoj Ministrin Peter Burke, Udhëheqësin e Senatit Senatorin Mark Daly, Kryetarin e Dhomës së Ulët të Parlamentit Sean O Fearghal si dhe Ragnar Almqivst. Në këto takime, shpreha falënderimet për përkrahjen e Irlandës gjatë viteve për Republikën e Kosovës si dhe […]

Filmi – Gjeneral Gramafoni

Mbrëmë në ambiente të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Londër u shfaq filmi “Gjeneral Gramafoni”, film i cili këtë vit mbush plot 45 vite që nga krijimi i tij. Këtë ngjarje më të veçantë e bëri prezenca dhe interesimi i diasporës shqiptare në Londër. Shfaqja e këtij krijimi emblematik tashmë të digjitalizuar nga kinematografia […]