Brexit dhe BE-ja; integrimi reajonal; dhe lufta në Ukrainë.

Sot mora pjesë në një drekë punuese në St. Antony’s College, Oxford University, së bashku me diplomatë të tjerë të rajonit. Tema kryesore të shqyrtuara ishin: Brexit dhe BE-ja; integrimi reajonal; dhe lufta në Ukrainë.

Ndër komentet e bëra në temat e më sipërme po e theksoj një pjesë të fjalimit tim në lidhje me integimet rajonale:

“… Kosova e mbështet plotësisht procesin e Berlinit si një mekanizëm që ndihmon në rritjen e bashkëpunimint ekonomik dhe pajtimit në Ballkanin Perëndimor dhe na ndihmon të përgatitetmi për anëtaresim të plotë në Bashkimin Evropian. Në themel të Procesit të Berlinit është trajtimi i barabartë i të gjashtë vendeve me qytetarët si perfitues përfundimtarë. Ne kemi qenë proaktiv dhe konstruktivë në shtyrjen përpara të zbatimit të Tregut të Përbashkët Rajonal (common Regional Market – CRM) si një hap drejt anëtarsimit në BE. Ne nuk mbeshtesim iniciativat paralele që janë jashtë Procesit të Belinit dhe pa rregulla dhe kontroll të BE-së …”

Recent Posts