PRODUKTET E KOSOVËS DEPORTOJNË NË TREGUN BRITANEZ

Në vizitën e time në Cardiff, kryeqytetin e Wales, sëbashku me deputetet Stephen Doughty dhe Nick Thomas-Symonds vizituam ‘Fine Wines Direct UK’ një distributor i madh i cili i përzgjedh me kujdes verërat kualitative nga mbarë bota. Tani në listën e tyre është edhe vera jonë e mirënjohur StoneCastle.  

Oficer Kadet Mendim Muçiqi diplomoi në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst të Mbretërisë së Bashkuar

Më datë 14 Prill 2023 në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst të Mbretërisë së Bashkuar diplomoi oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Oficer Kadet Mendim Muçiqi. Inspektimi i paradës ‘’Sovereign’s Parade’’ për herë të parë u realizua nga Lartmadhëria e Tij Mbreti Charles III. Në ceremoninë e diplomimit ishin pjesëmarrës Zv. Shef i Misionit të […]

Kosova përgëzon Ambasaden e Re në Mbretërinë e Bashkuar

Së shpejti në shtëpinë e re dhe të përhershme të Republikës së Kosovës – në Mbretërinë e Bashkuar. Si gjithnjë, dyert tona do të jenë të hapura për mërgatën e cila gjithmonë ka kontribuar dhe vazhdon të kontribuoj për Kosovën. Marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar do të forcohen edhe më tej – Urime Kosovë!   […]

Galerinë e fotografive ATLAS në Londër – fragmente nga lufta në Kosovë

Isha thellësisht i prekur dhe emocionuar nga vizita në Galerinë e fotografive ATLAS në Londër ku janë duke u shfaqur fragmente nga lufta në Kosovë nga portfolio e artistes gjermane Frauke Eigen. Znj. Eigen kishte vizituar Kosovën në vitin 2000 dhe ishte dëshmitare e zhvarrosjeve të varreve masive të viktimave shqiptare të gjenocidit. Këto dëshmi […]

Sot në Dublin – Takimi me Presidentin e Irlandës Michael Higgins

Sot në Dublin pata nderin t’i dorëzoj Presidentit të Irlandës, Michael Higgins, në ‘Áras an Uachtaráin’ (Shtepia e Presidentit në gjuhën irlandeze), kredencialet si Ambasador jo rezident i Republikës së Kosovës në Irlandë. Përcolla përshëndetjet e përzemërta të Presidentes së Republikës së Kosovës Dr. Vjosa Osmani-Sadriu si dhe mirënjohjen e qeverisë së Kosovës për përkrahjen […]

Panairi “International Food & Drink Event 2023”

Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Londër u organizua takimi ndërmjet bizneseve nga Kosova, pjesëmarrëse në Panairin “International Food & Drink Event 2023” që po mbahet në Londër dhe bizneseve që veprojnë në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe ndërmarrës të tjerë nga diaspora. Përveç diskutimeve shumë përmbajtësore dhe shkëmbimit të përvojave, nga […]

Panairi – IFE 2023

Ambasadori Kapiti vizitoi sot shtandin e Kosovës në Panairin ndërkombëtar të ushqimit dhe pijeve “IFE 2023”, që po zhvillohet në Londër, nga datat 20-22 mars 2023. Përfaqësues të MINT dhe KIESA-s së bashku me tetë kompani janë duke promovuar produkte të ndryshme nga Kosova. Prezenca e produkteve të ndryshme nga Kosova në këtë panair dëshmon […]

The Inner City World Cup

Sot kisha kënaqësinë të marrë pjesë në turneun fudbollistik ‘’The Inner City World Cup” në Londër, ku Kosova po merrë pjesë me një ekip të shkëlyer të përbërë me të rinjtë e mërgatës shqiptare që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Isha i impresionuar me organizimin, profesionalizmin, the krenarinë e tyre për ta përfaqësuar Kosovën! Nuk […]

Vizitë e Komisioneres së Lartë të Antigua dhe Barbuda, Sh. S. znj, Karen-Mae C. Hill.

Ishte kënaqësi e veçantë të mirëpres në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër, Komisioneren e Lartë të Antigua dhe Barbuda, Sh. S. znj, Karen-Mae C. Hill. Bashkëbiseduam për tema të ndryshme, duke veçuar potencialet për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik në mes dy vendeve tona. Me Komisioneren e Lartë të Antigua dhe Barbuda, […]