Ceremonina shtetërore me rastin e hapjes së parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar në Londër.

Dje kisha nderin të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore me rastin e hapjes së parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar në Londër.

Mbretëresha Elizabeth për shkaqe shëndetësore nuk ishte e pranishme në hapjen e parlamentit britanik, andaj për herë të parë anëtari i familjes mbretërore Princ Charles ka mbajtur fjalimin e Mbretëreshës Elizabeth, drejtuar Dhomës së Lordëve në emër të Madhërisë së Saj.

Hapja shtetërore e parlamentit shënon fillimin zyrtar të vitit parlamentar dhe fjalimi i Mbretëreshes përcakton axhendën e qeverisë për seancën e ardhshme të parlamentit, duke përshkruar politikat dhe legjislacionin e propozuar.

 

May be an image of 3 people and people standing

Recent Posts