‘Dhuna në familje si sfidë e komunitetit’.

Mbrëmë, në Ambasadën e Kosovës në Londër, u organizua tryeze diskutimi me komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, në bashkepunim me KAYAV dhe Shprësa programme – me temen ‘Dhuna në familje si sfidë e komunitetit’.

Gjatë këtij diskutimi, ceka rëndesinë e diskutimit të kësaj teme mjaft të ndjeshme, e cila fatkeqësisht është ende prezent ne4 shoqërinë tonë. Tutje, njoftova se Qeveria e Kosovës ka hartuar dhe miratuar strategjinë kombëtare për luftimin e dhunës në familje. Megjithate, përkundër angazhimit ndër-institucional, mjaft punë mbetet ende për t’u bërë dhe kontributi i diasporës mbetet i vlefshëm në luftimin e këtij fenomeni; mes tjerash, në ngritjen e vetëdisimit shoqëror, përcjelljen e praktikave më të mira si dhe ndihmese në rrjetizimin mes organizatave të huaja me ato vendore.

Recent Posts