Dje kisha nderin t’i dorëzoj Lartëmadhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II kredencialet si Ambasador i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar.

Në audiencë virtuale me Mbretëreshën Elisabeth II, e cila u zhvillua në Pallatin Mbretëror Buckingham Palace, përcolla përshëndetjet e përzemërta të Presidentes së Republikës së Kosovës Vjosa Osmani Sadriu për Lartmadhërinë e Saj, mirënjohjen e qeverisë dhe të popullit të Kosovës për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar e ka dhënë për lirinë, pavarësinë dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.
 
Lartmadhëria e Saj, Elizabeta II shfaqi kënaqësinë për lidhjet miqësore e marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes dy vendeve. Biseda me Lartëmadhërin e saj ishte mbresëlënëse!
Gjithashtu, shpreha zotimin tim për t’i avancuar raportet në mes të dy vendeve mike, në rrafshe të ndryshme të komunikimit të ndërsjellë ekonomik, kulturor dhe politik.

Pas ceremonisë në Pallatin Mbretëror, në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës (Vin d’Honneur), morrën pjesë përfaqësues të korit diplomatik në Londër, përfaqësuesi i Protokollit mbretëror më përgëzoi për funksionin e tim drejtë përfaqësimit të Kosovës në Mbretëri të Bashkuar. Sipas traditës, e ngrita një dolli për jetëgjatësinë e Lartmadhësisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeta II.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
+6
 
 
 
All reactions:

Besart Simnica, Sebahate Kabashi and 789 others

 

Recent Posts