Filmi – Gjeneral Gramafoni

Mbrëmë në ambiente të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Londër u shfaq filmi “Gjeneral Gramafoni”, film i cili këtë vit mbush plot 45 vite që nga krijimi i tij. Këtë ngjarje më të veçantë e bëri prezenca dhe interesimi i diasporës shqiptare në Londër.

Shfaqja e këtij krijimi emblematik tashmë të digjitalizuar nga kinematografia shqiptare u mundësua nga British Albanian Arts Association 🇦🇱🇽🇰🇬🇧, me të cilët patëm kënaqësi të vazhdojmë bashkëpunimin e promovimit të krijimtarisë së pasur kulturore shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar.
 

Recent Posts