Fjalori i parë i gjuhës shqipe të botuar në vitin 1635

Ishte mbresëlënëse të shfletoja fjalorin e parë të gjuhës shqipe të botuar në vitin 1635, në Romë. Libri është një fjalor gjithëpërfshirës latinisht-shqip, me 8-të kapituj, 238 faqe, 5640 zëra latinisht të përkthyer shqip, plus një shtojcë me pjesë të ligjeratës, proverba dhe dialogë, autori i së cilës është Frang Bardhi.

Poashtu, shumë interesant ishte edhe shfletimi i librave me qindra vjet të vjetër, të botuar për heroin tonë kombëtar GJERGJ KASTRIOT SKENDERBEU – më i vjetri i botuar në vitin 1596, në Londër!

Librat janë pronë private e një koleksionari në Londër.

 
 
 
 
 
 
 
 
 

Recent Posts