Galerinë e fotografive ATLAS në Londër – fragmente nga lufta në Kosovë

Isha thellësisht i prekur dhe emocionuar nga vizita në Galerinë e fotografive ATLAS në Londër ku janë duke u shfaqur fragmente nga lufta në Kosovë nga portfolio e artistes gjermane Frauke Eigen.

Znj. Eigen kishte vizituar Kosovën në vitin 2000 dhe ishte dëshmitare e zhvarrosjeve të varreve masive të viktimave shqiptare të gjenocidit. Këto dëshmi ajo sot i sjell në formë të fotografive për ti kujtuar vizitorëve nga mbarë bota për tragjedinë nëpër të cilën populli shqiptarë kishte kaluar dhe për të rikujtuar edhe një here burimin e agresionit ndaj popullit civil shqiptar. Të kaluarën nuk mundemi ta harrojmë.

Drejtësia ende nuk është vënë në vend!
 
 
 

Recent Posts