Në vazhdën e shënimit të 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës

Në vazhdën e shënimit të 15 vjetorit të pavarësisë, dje në Ambasadën e Kosovës në Londër mirëpritëm studentët nga vendet e ndryshme të botës që vijojnë studimet baçelor dhe master në King’s College në Londër.

Njoftova studentët për rrugëtimin dhe sakrificat historike të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë si dhe për ambiciet dhe pozicionin e Kosovës në politikën e jashtme.

Interesimi i studenteve për të kaluarën dhe po ashtu të ardhmen e Kosovës ishte mbresëlënës dhe në të njëjtën kohë motivuese për edukimin e liderëve të ri botëror për Kosovën e pavarur dhe demokratike.

#Kosova15

Recent Posts