Oficer Kadet Mendim Muçiqi diplomoi në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst të Mbretërisë së Bashkuar

Më datë 14 Prill 2023 në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst të Mbretërisë së Bashkuar diplomoi oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Oficer Kadet Mendim Muçiqi. Inspektimi i paradës ‘’Sovereign’s Parade’’ për herë të parë u realizua nga Lartmadhëria e Tij Mbreti Charles III.
Në ceremoninë e diplomimit ishin pjesëmarrës Zv. Shef i Misionit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Londër Znj. Albana Bylykbashi, Gjeneral Brigade Jeton Dreshaj Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Kolonel Haki Hoti Shefi i Departamentit të Planifikimit, Programimit dhe Buxhetimit në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, Major Nysret Buzhala Desk Oficer për Mbretërinë e Bashkuar në Ministrinë e Mbrojtjes, Nënkolonel Nikolaus Krykunivsky këshilltar biltaral ushtarak nga Mbretëria e Bashkuar në Republikën e Kosovës, dhe Atasheu i Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar Kolonel Agron Bajrami.

Akademia Mbretërore Ushtarake Sandhurst është institucioni kryesor për zhvillimin dhe përgatitjen e oficerëve të rinj të Mbretërisë së Bashkuar dhe kjo ishte ceremonia e 200-të e diplomimit të oficerëve të Mbretërisë së Bashkuar. Nga 171 oficerë të diplomuar, ishin edhe 27 oficerë të diplomuar nga 15 shtete tjera. Oficer Kadet Mendim Muçiqi u dekorua me medalje për arritje të jashtzakonshme gjatë shkollimit për oficerë. Mirënjohës përherë për Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e saj të jashtzakonshme në zhvillimin e oficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në akdaemitë e saj ushtarake.

Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, delegacioni i Kosovës së bashku me Oficerin Mendim Muçiqi vizituan Ambasaden e Republikës së Kosovës ku u mirëpriten nga ambasadori, Ilir Kapiti.
Ai ka përgëzuar Oficer Kadet Mendim Muçiqi duke i uruar sukese të mëtejme në karrireren e tij të ardhshme!

 

Recent Posts