Panairi “International Food & Drink Event 2023”

Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Londër u organizua takimi ndërmjet bizneseve nga Kosova, pjesëmarrëse në Panairin “International Food & Drink Event 2023” që po mbahet në Londër dhe bizneseve që veprojnë në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe ndërmarrës të tjerë nga diaspora.

Përveç diskutimeve shumë përmbajtësore dhe shkëmbimit të përvojave, nga ky takim u krijuan lidhje shumë të rëndësishme në mes bizneseve për krijimin e tregjeve të reja, si dhe potencialisht krijimin e partneriteteve biznesore në mes këtyre palëve. Në këtë kontekst, Ambasadori Kapiti theksoi se Ambasada është e përkushtuar në ofrimin e mbështetjes së nevojshme në shërbim të fuqizimit ekonomik të vendit, si dhe do të shërbej si urëlidhëse në mes bizneseve nga Kosova dhe atyre në Mbretërinë e Bashkuar.

Pjesë e këtij takimi ishin edhe përfaqësuesit nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).
 

Recent Posts