Së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Londër, u takuam edhe me liderin e Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, Sir Keir Starmer

Së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Londër, u takuam edhe me liderin e Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, Sir Keir Starmer dhe zëvendësen e tij, znj. Angela Rayner. U diskutuan një sërë temash të bashkëpunimit të ndërsjelltë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe zhvillimet aktuale politike në botë posaçërisht pas agresionit ushtarak dhe invazionit rus në Ukrainë.
Solidariteti me popullin ukrainas dhe uniteti i demokracive dhe progresistëve kundrejt autokracive u konstatua si prioritet i përbashkët.
Kryeministri Kurti e njoftoi Sir Keir Starmer për përparimin e Kosovës në sundimin e ligjit dhe rritjen ekonomike, dhe e falenderoi atë për rolin historik të laburistëve në mbështetjen e Kosovës. Sir Kier Starmer gjithashtu i ofroi përkrahje Kryeministrit Kurti për Kosovën në arenën dhe integrimet ndërkombëtare.
 
 
 
 
 
 
 
 
All reactions:

Rreze Duli and 159 others

 

Recent Posts