Sonte në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Edinburg u shfaq filmi “Vera Andrron Detin” nga regjisorja Kaltrina Krasniqi

Sonte në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Edinburg u shfaq filmi “Vera Andrron Detin” nga regjisorja Kaltrina Krasniqi.

Urime grupit të aktorëve me të cilët ka punuar Kaltrina: Teuta Ajdini, Alketa Sylaj dhe Refet Abazi.

Ky realizim i vitit 2021 i shtohet një numri produksionesh të suksesshme të Kosovës që përpiqen të përshkruajnë sfidat dhe paragjykimet me të cilat vazhdon të ndeshet femra në shoqërinë tonë.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër me krenari mbështeti këtë vepër artistike të denjë – e cila është për t’u përshëndetur.

Recent Posts