Sot me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Parlamentin Britanik takuam APPG (All Party Parliamentary Group),

Sot me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Parlamentin Britanik takuam APPG (All Party Parliamentary Group), të përbërë nga deputetët: Harriett Baldwin, Stephan Doughty, Alex Sobel, Martin Vickers, Luke Pollard, Matthew Offered dhe Tony Lloyd. Kryeministri Kurti i njoftoi deputetët për të arriturat në Kosovë, sundimin e ligjit, ngritjen ekonomike, dhe çështje tjera aktuale në Kosovë dhe regjion. Ai iu falenderua përfaqësuesve britanikë për kontributin për Kosovën dhe gjatë bashkëbisedimit në veçanti u theksua vazhdimi dhe thellimi i miqësisë dhe partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Kryeministrit Kurti gjatë takimit iu premtua përkrahja e plotë për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në NATO dhe institucione tjera ndërkombëtare.

Recent Posts