Sot në Dublin – Takimi me Presidentin e Irlandës Michael Higgins

Sot në Dublin pata nderin t’i dorëzoj Presidentit të Irlandës, Michael Higgins, në ‘Áras an Uachtaráin’ (Shtepia e Presidentit në gjuhën irlandeze), kredencialet si Ambasador jo rezident i Republikës së Kosovës në Irlandë.

Përcolla përshëndetjet e përzemërta të Presidentes së Republikës së Kosovës Dr. Vjosa Osmani-Sadriu si dhe mirënjohjen e qeverisë së Kosovës për përkrahjen që Irlanda i ka dhënë vazhdimisht shtetit tonë. Poashtu, shpreha zotimin për t’i avancuar raportet në mes të dy vendeve mike, në rrafshe të ndryshme të komunikimit të ndërsjellë ekonomik, kulturor dhe politik.

Pas ceremonisë, në Rezidencën e Presidentit, para se të parakaloja tek garda e nderit (Military Guard of Honour) u ekzekutua Himni i Kosovës. Faleminderit Irlandë për mikpritjen e ngrohtë.

Recent Posts