Stephen Nash, miku i shqiptarëve në Londër

Dje në ambientet e Ambasadës kisha nderin dhe kënaqësinë të mirëpres Stephen Nash, mikun e shqiptarëve këtu në Londër.

Ai ishte personi i parë që hapi përfaqësinë diplomatike britanike në Shqipëri në fillim të viteve nëntëdhjetë, fillimisht si i ngarkuar me punë dhe më pastaj si Ambasador.

Në karrierën e tij z.Nash ka dhënë një kontribut të madhe në promovimin e artit dhe kulturës shqiptare.

Z. Nash, tani është ‘Chair of Anglo-Albanian Association (AAA)’ ku vazhdon të kontribuoj dhe të mbështes komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar me aktivitetet e tij në promovimin e vlerave historike dhe kulturore. Ne diskutuam për një bashkëpunimit më të madh në vitin që do të vjen ku shpalosem idetë dhe iniciativat që Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër planifikon t’i ketë gjatë vitit 2023.

Nder dhe kënaqësi që kemi miq të tillë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në botë!

Recent Posts