Takimet Vjetore të Odave Ekonomike Britanike (BCC)

Gjatë ditës së sotme, Ambasadori Kapiti, së bashku me përfaqësuesit e BCCK-British Chamber of Commerce in Kosovo, Byrosë Kosovare të Sigurimeve, si dhe përfaqësuesit e bizneseve lidere nga Kosova përcollën punimet e Takimeve Vjetor të Odave Ekonomike Britanike (BCC). Kjo konferencë e karakterit ndërkombëtar sjellë në një vend biznese nga mbarë bota, të madhësive të ndryshme dhe nga sektor të ndryshëm dhe ishte një mundësi ideale për bizneset nga Kosova të ndërtojnë ura të komunikimit dhe bashkëpunimit në funksion të rritjes së aktivitetit të tyre ekonomik.

Diskutimet kryesore gjatë këtyre takimeve u zhvilluan nga politikë-bërësit kryesor në Mbretërinë e Bashkuar, duke veçuar Guvernatorin e Bankës së Anglisë, Andrew Bailey; Liderin Laburist të opozitës, Keir Starmer; Ministrin e Financave, Jeremy Hunt; Presidenten e Odave Ekonomike Britanike, Baroneshën Martha Lane Fox. Temat e diskutimit ishin të fokusuara rreth mundësive dhe planeve të zhvillimit, inovacionit të gjelbër dhe ngritja e aftësive.

Përfaqësuesit e BCCK-së, Byrosë Kosovare të Sigurimeve, si dhe përfaqësuesit e bizneseve

pjesëmarrëse në këtë konferencë u mirëpritën për një bashkëbisedim nga Ambasadori Kapiti në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër.

Recent Posts