The Easter Banquet

Mbrëmë ishte kënaqësi të marrë pjesë në ‘The Easter Banquet’ organizuar nga Lord Mayor në Londër, Nicholas Lyons.

Nga shumë fjalime që pati gjatë mbrëmjes, fjalimi i Sekretarit të Jashtëm James Cleverly, ishte mbresëlënës! Ndër tjerash Sekretari Cleverly theksoj se Mbretëria e Bashkuar do të angazhohet direkt me vende të ndryshme në adresimin e sfidave globale – përfshirë këtu ndryshimet klimatike, parandalimi e pandemive, rritje e stabilitetit ekonomik dhe rritjen sigurisë nukleare.

Kjo qasje pro-aktive e Mbretërisë së Bashkuar në promovimin e sigurisë dhe stabilitetit në arenën ndërkombëtare është një siguri shtesë edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor.
 

Recent Posts