The Lord Mayor of the City of London Corporation’

Mbrëmë mora pjesë në cermoninë e veçantë vjetore, organizuar nga ‘The Lord Mayor of the City of London Corporation’ Alderman Keaveny, për korin diplomatik të akredituar në Mbretërinë e Bashkuar.
 
Në këtë ceremoni prezent ishte edhe Sekretarja e Jashtme e Shtetit, Komonuelthit dhe Zhvillimit, në Mbretërinë e Bashkuar Liz Truss, ku gjatë mbrëmjes i’u është adresuar audiencës lidhur me rëndësinë e këtij evenimenti që mbahet në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo gjatë fjalimit të saj gjithashtu ka folur për luftën në Ukrainë, ku ka bërë thirrje aleatëve perëndimorë duke thënë se ‘Bota është dashur të bënte më shumë për të parandaluar pushtimin ndaj Ukrainës si dhe, sanksionet ekonomike do të duhej të ishin më të ashpra ndaj Rusisë’.
 
Nëse Putin ia del, do të ketë mjerim të mëtejshëm të paparë në gjithë Evropën dhe pasoja të tmerrshme në gjithë globin, kështu që ne duhet të jemi të përgatitur për një afat të gjatë dhe të dyfishojmë mbështetjen tonë për Ukraninën, tha ndër tjerash mbrëmë gjatë fjalimit të saj, në Mansion Haouse.
No photo description available.

Recent Posts