Vizita 2 Ditore në Irlandë

Gjatë vizitës dy ditore në Irlandë zhvillova disa takime mjaft produktive. Pata kënaqësinë të takoj Ministrin Peter Burke, Udhëheqësin e Senatit Senatorin Mark Daly, Kryetarin e Dhomës së Ulët të Parlamentit Sean O Fearghal si dhe Ragnar Almqivst. Në këto takime, shpreha falënderimet për përkrahjen e Irlandës gjatë viteve për Republikën e Kosovës si dhe diskutuam mundësitë dhe iniciativat e veçanta kulturore dhe ekonomike për thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve tona.

Gjithashtu, pata kënaqësinë të marr pjesë në një sesion të Senatit irlandez në lidhje me Samitin e 4-të të Këshillit të Evropës dhe shpreh falënderimet tona për përkrahjen e Irlandës në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Këtë vizitë e përmbylla me një takim mjaft miqësor me diasporën tonë në Irlande si dhe një bisede mjaft të veçantë me Profesorin në Dublin City University, Gëzim Visoka dhe me Profesorin Islam Borinca në University College Dublin.
 






 
 

Recent Posts