Vizitë e Komisioneres së Lartë të Antigua dhe Barbuda, Sh. S. znj, Karen-Mae C. Hill.

Ishte kënaqësi e veçantë të mirëpres në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër, Komisioneren e Lartë të Antigua dhe Barbuda, Sh. S. znj, Karen-Mae C. Hill.

Bashkëbiseduam për tema të ndryshme, duke veçuar potencialet për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik në mes dy vendeve tona. Me Komisioneren e Lartë të Antigua dhe Barbuda, u pajtuam se potencialet e ndryshme ekonomike të vendeve tona ofrojnë mundësi komplementare për bizneset vendore për të zgjeruar aktivitetet e tyre ekonomike. Në këtë drejtim, mirëpresim gatishmërinë për angazhim konkret në përafrimin ekonomik të dy vendeve.

Recent Posts